Rreth një milion diagnoza të kancerit mbesin ‘të munguara’ në të gjithë Evropën në dy vitet e fundit si rezultat i panemisë dhe bllokimeve të shumta gjatë periudhës së kaluar.
Sipas një raporti të ri, ndikimi i COVID-19 mund të kthejë prapa rezultatet evropiane të kancerit për gati një dekadë, shkruan Independet.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
Studiuesit thonë se pandemia ka ekspozuar dobësi në sistemet shëndetësore të kancerit dhe në fushat kërkimore në të gjithë kontinentin.
Ata argumentojnë se çështjet duhet të trajtohen si çështje urgjente.
Në raport, studiuesit theksojnë se prioritizimi i kërkimit të kancerit është thelbësor për ofrimin e kujdesit më të përballueshëm, më të mirë dhe të barabartë.
Ne jemi të shqetësuar se Evropa po shkon drejt një epidemie të kancerit në dekadën e ardhshme nëse sistemet shëndetësore të kancerit dhe hulumtimet nuk janë urgjentisht në nivel prioriteti.
– Profesor Mark Lawler, Queen’s University Belfast
Profesor Mark Lawler, nga Universiteti Queen’s Belfast, kryetar dhe autor kryesor i komisionit, tha se:
“Me sfondin e pandemisë Covid-19, daljen e Britanisë nga Evropa dhe pushtimit rus të Ukrainës, është më e rëndësishme se kurrë që Evropa të zhvillojë një elasticitet rreth fushës kërkimore të kancerit për të luajtur një rol transformues në përmirësimin e parandalimit, diagnostikimit, trajtimit dhe cilësisë së jetës për pacientët aktualë dhe të ardhshëm dhe ata që jetojnë përtej kancerit”.
Ai shtoi: “Ne vlerësojmë se rreth një milion diagnoza të kancerit janë të munguara në të gjithë Evropën gjatë pandemisë Covid-19.
“Ne jemi në një garë me kohën për të gjetur kanceret që mungojnë.
“Për më tepër, ne pamë një efekt ftohës me mbylljen e laboratorëve kërkimore rreth kancerit dhe provat klinike të vonuara ose anuluara në valën e parë pandemike.
“Ne jemi të shqetësuar se Evropa po shkon drejt një epidemie kanceri në dekadën e ardhshme nëse sistemet shëndetësore të kancerit dhe ato kërkimore mbi kancerin nuk janë urgjentisht prioritare.
Për më tepër, 100 milionë teste të depistimit të kancerit janë të munguara dhe vlerësohet se deri në një milion qytetarë evropianë mund të kenë një kancer të padiagnostikuar për shkak të numrit të pazgjidhur, zbuloi raporti i publikuar në Lancet Oncology. /Gazeta Shneta/