Të shërohesh pa antibiotik është thuajse e pamundur. Por, a e dini se antibiotiku shëron dhe njëkohësisht dëmton shëndetin tuaj?
Në këtë artikull, mund t’i gjeni 6 zonat e trupit të cilat dëmtohen nga përdorimi i gjatë i antibiotikëve:
Obeziteti:
Duke përdorur antibiotik, ju rrisni rrezikun e obezitetit. Sa më shumë antibiotik që merrni gjatë fëmijërisë, aq të larta janë mundësitë i të qenurit obez kur të rriteni, thotë doktori i epidemiologjisë, Martin Blasser.
Astma:
Antibiotikët kanë aftësi të shkatërrojnë shumë baktere, përfshirë këtu edhe helikobakterien. Kjo bakterie është njëra nga bakteriet që i duhen më së paku trupit. Megjithëatë, helikobakteria zbret imunitetin, gjithashtu me 30% zbret edhe mundësinë e shfaqjes së astmës.
Aciditeti në stomak:
Për shkak të përbërjes së tyre, antibiotikët shkaktojnë acidin gastrik në stomak.
Diabeti:
Studiuesit kanë vërtetuar se njerëzit që kanë marrë shumë antibiotikë gjatë fëmijërisë, janë më të predispozuar të zhvillojnë diabetin në organizëm kur të arrijnë moshën e pjekurisë. Antibiotikët vrasin bakteriet e nevojshme në organet e brendshme, që nënkupton edhe dobësimin e sistemit imunitar. Si rezultat, ky sistem atakon pakreasin dhe diabeti i tipit 1 mund të shfaqet automatikisht.
Sëmundja e inflamacionit të zorrës së trashë:
Kjo sëmundje mund të jetë goxha e pa rehatshme. Disa shkenctarë danez kanë zbuluar pas testimeve të tyre, se personat që janë diagnostifikuar me këtë smundje, kanë marrë doza të mëdha të antibiotikëve në fëmijërinë e tyre.
Rezistenca e organizmit:
Marrja e shpeshtë e antibiotikëve mund të shkaktojë rezistencë dhe infeksione të cilat bëhen rezistente ndaj antibiotikut. Prandaj, iu duhet të jenë shumë të kujdesshëm kur vendosni t’i nënshtroheni terapisë së antibiotikëve. /Gazeta Shneta/