Rrëzimi i skeleve në Ortopedi e ‘transferon’ pacientin në Emergjencë

2017-05-05 në ora 15:23

Tre persona janë lënduar pasi janë rrëzuar skelet në Klinikën e Ortopedisë në QKUK.

Ata janë dërguar menjëherë në klinikën emergjente për të marrë ndihmën e parë, ndërsa mjekët kujdestarë bëjnë të ditur se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë, raporton KTV.

Personat e lënduar janë një pacient i klinikës së ortopedisë, fizioterapeuti Tefik Jashari dhe një teknik i ortopedisë.

Vet Jashari ka konfirmuar për KTV-në se të gjithë të lënduarve u është ofruar ndihma e nevojshme dhe ata tash janë kthyer në klinikë.

“Kemi qenë duke e shëtitur pacientin dhe për një moment kanë rënë skelet dhe na kanë lënduar që të treve, mua, teknikun dhe pacientin i cili është lënduar më shumë. Ne na është dhënë ndihma në klinikën emergjente dhe tash jemi kthyer në ortopedi”, ka thënë Jashari.

Pacienti i cili është lënduar është 56-vjeçar.