Prezervativët janë mjetet më të njohura të ruajtjes nga shtatzënia e padëshiruar si dhe për ndalimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.
Megjithatë, shumica e grave dhe burrave ende vazhdojnë të kenë keqkuptime rreth efekteve anësore të saj.
Shumica e prezervativëve si për meshkuj ashtu edhe për femra janë bërë nga një material i quajtur ‘lateks’. Dhe, nëse ‘lateks’ nuk ju përshtatet, ju gjithmonë mund të zgjidhni për alternativa të tilla si prezervativët e bëra nga poliuretani. Kohët e fundit, shumë prezervativë për femra prodhohen nga nitrile tashmë janë në treg, transmeton Gazeta Shneta.
Meqë alergjitë e shkaktuara nga lateksi mund të jenë mjaft serioze, është e domosdoshme të zbulohet me kohë. Brenda pak minutash që vijnë në kontakt me një kondom lateks, zakonisht mund të shihni simptoma të caktuara që tregojnë një reaksion alergjik. Ju mund të shikoni për shenja si kruarje të lëkurës dhe acarim, ënjtje dhe skuqje në lëkurë.
Nëse keni një gjendje të tillë atëherë vizitoni mjekun tuaj./Gazeta Shneta/