Kur konsumoni alkool gjatë shtatzënisë, dijeni që alkooli kalon lirshëm përmes placentës tek fëmija juaj.
Nëse vendosni të pini alkool gjatë shtatzënisë, ju do të rritni rrezikun që fëmija juaj të lindë me një çrregullim të spektrit të alkoolit fetal shkruan American Pregnancy Association, përcjell Gazeta Shneta.
Çrregullimet e spektrit të alkoolit fetal janë spektri i plotë i defekteve të lindjes të shkaktuara nga ekspozimi i alkoolit para lindjes.
Rezultati më i rëndë i ‘Sindromës së Alkoolit Fetal’, është një gjendje e pranishme gjatë gjithë jetës si, rritja e dobët (zhvillimit të fëmijës në bark ose pas lindjes), tiparet anormale, defektet e zemrës dhe dëmtimi i sistemit nervor qendror.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.
Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), ekspozimi i fetusit ndaj alkoolit është një nga shkaqet kryesore të parandalueshme të defekteve të lindjes dhe problemeve të zhvillimit në vend.
Sipas një raporti të fundit të CDC, 10 përqind e grave shtatzëna në Shtetet e Bashkuara raportuan të pinin alkool në 30 ditët e fundit.
Nga këto gra, një e treta raportuan pirje të tepërt. Deri në 40,000 foshnje lindin me një crregullim të spektrit të alkoolit fetal çdo vit në SHBA.
Poashtu, nuk dihet një sasi e sigurt e alkoolit që mund të konsumoni nëse jeni shtatzënë.
Sipas mendimit të përgjithshëm të ekspertëve mjekësor thuhet se, lloji i pirjes që krijon rrezikun më të madh të këtyre crregullimeve është pirja e tepërt (pirja e më shumë se 5 pijeve në të njëjtën kohë), ose pirja e shtatë ose më shumë pijeve në një javë. /Gazeta Shneta/