Kuvendi i Kosovës ka miratuar mocionin e mosbesimit të iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për Qeverinë e Albin Kurtit.
Mocioni është miratuar me 82 vota për dhe 32 kundër dhe një abstenim.
Nga ky moment Kosova është me Qeveri në largim në situatën e krizës me pandeminë e koronavirusit Covid-19. Në Kosovë janë të konfirmuar 71 persona me koronavirus dhe deri më tani është shënuar një viktimë.
Mjekët në Kosovë kanë paralajmëruar se numri i të prekurve me koronavirus do të shënoj rritje në këto dy javë dhe iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rekomandimet e tyre për të qëndruar brenda shtëpive.
Organizata Botërore e Shëndetësisë vazhdimisht iu ka bërë thirrje shteteve që të përgatiten për situatën më të keqe që mund të shkaktohet nga pandemia, sikurse ka ndodhur në Itali, Spanjë, Iran, etj.
OBSH sot ka alarmuar për mungesë të konsiderueshme të materialeve mbrojtëse për stafin mjekësor për shkak të mbingarkesës së zinxhirit të furnizimit nga prodhuesit. /Gazeta Shneta/