Qeveria e Kosovës ka aprovuar sot vendimin për rritjen e pagave, duke filluar nga 1 Janar i këtij viti për të gjitha kategoritë e të punësuarve që paguhen nga buxheti i Republikës së Kosovës.
Kjo rritje prej 4 përqindësh, kthyer në vlerë monetare është 44 euro për punëtorët shëndetësorë.
Premtimin për një rritje të tillë e kishte bërë Fatmir Gashi, zëvendës i Financave dhe Zhvillimit Ekonomik.
Rritje të pagave ka pasur edhe për punëtorët e Shërbimit Civil, me vlerë prej 30 eurosh më shumë./Lajmi.net/