Një rritje e dukshme e rasteve të infektimit me Covid është parë në Francë në 24 orët e fundit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Francë, mbi 6 mijë raste pozitive janë konfirmuar brenda 24 orëve të fundit, një rritje prej 36 për qind në krahasim me javën e kaluar shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.
Nga dita e premte, personat e pavaksinuar duhet të paguajnë për testet Covid, të cilat deri më tani ishin falas në Francë.
Sipas njoftimit, testet për Covid do të mbesin falas për personat e vaksinuar; për personat që kanë simptoma të Covid dhe për ata të cilët kanë rekomandimin nga mjeku.
Aktualisht, numri i pacientëve të hospitalizuar është 6,470, kurse mbi 1 mijë pacientë janë në kujdes intensiv.
Mes tjerash, përgjatë kësaj periudhe Franca regjistroi 32 viktima nga Covid./Gazeta Shneta/