Matt dhe Berthany Dean nga qyteti Kansas në Shtetet e Bashkuara, kohët e fundit i kaluan në Spitalin e Fëmijëve, aty ku vajza e tyre tre-muajshe, Florence, ishte duke marr trajtim pasi ishte e infektuar me Covid.
Familja Dean, ashtu sikurse shumë prej familjeve tjera, janë në izolim duke respektuar masat anti covid shkruan Very Well Health, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU
Ndonëse Matt ishte i vaksinuar, Berthany nuk kishte marr asnjë dozë të vaksinës, ani pse rekomandimet ishin të qarta që vaksinat janë në dispozicion edhe për gratë shtatzëna.
Që të dy, zhvilluan simptoma të Covid brenda pak ditësh, ku edhe më pas rezultuan pozitiv. Infektimit me Covid, nuk i shpëtoi as vajza e tyre tre-muajshe.
Më shumë foshnje janë duke u infektuar me Covid
Angela Meyers, drejtoreshë në Departamentin e Sëmundjeve Infektive në Kansas, ka thënë për Very Well Health, se nivelet e infeksionit nga varianti Delta janë rritur dukshëm të foshnjet e sidomos tek ata që ende nuk kanë mbushur një vit të plotë të jetës.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kohët e fundit kanë raportuar një rritje të jashtëzakonshme të rasteve të hospitalizuara te fëmijët.
Ndërsa, shifrat po rriten dita e ditës, Meyers thotë se ende nuk ka hulumtime që tregon ashpërsinë e infeksionit te foshnjet.
Pra, si infektohen foshnjet me virusin?
Si në rastin konkret, prindërit apo kujdestarët e pavaksinuar kanë më shumë gjasa të infektojnë foshnjet e tyre pasi qëndrojnë gjatë gjithë kohës më ata.
Megjithëse, numri i rasteve po rritet, Meyers thotë se efektet e Covid të foshnjet janë të buta.
Sipas CDC, simptomat e Covid mund të përfshijnë:
-Ethe;
-Kollitje;
-Lodhje;
-Vështirësi në frymëmarrje;
-Dhimbje të muskujve;
-Dhimbje koke;
-Dhimbje fyti;
-Diarre;
-Të vjella;
Për shkak se foshnjet nuk mund t’i zhvillojnë të gjitha këto simptoma, fokusohuni më shumë te ethet dhe ndryshimet në frymëmarrje, pasi këto janë dy nga shenjat e para, paralajmëruese./GazetaShneta/