Përhapja e shpejtë e variantit Delta ka bërë që në zonat me pjesëmarrje të ulët të vaksinimit të rritet numri i infektimit.
Zonat me pjesëmarrje të ulët të vaksinimit po përballen me një rritje të konsiderueshme të rasteve të infektimit nga varianti Delta shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.
Kështu kanë bërë të ditur zyrtarët nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh).
Sipas epidemiologes së OBSh-së, Maria Van Kerkhove, varianti Delta po qarkullon në zonat ku shumë persona janë të pavaksinuar.
Së fundmi, organizatat e njohura, por megjithatë edhe profesionistët shëndetësorë bëjnë thirrje që qytetarët të vaksinohen, pasi në mënyrë të qartë vaksinat anti covid parandalojnë rritjen e rasteve të infektimit./GazetaShneta/