Rritja e ngadaltë e fetusit, gjithçka që duhet të dini për të

2018-08-03 në ora 06:42

Rritja e ngadaltë e fetusit njihet gjithashtu si kufizim i rritjes intrauterine (IUGR), gjë që tregon një rritje të ngadaltë të foshnjës gjatë shtatzënisë. Në këtë gjendje shëndetësore, madhësia e fetusit është më e vogël se madhësia mesatare e një foshnjeje.

Shkaqet e IUGR janë të ndara në tri kategori të gjera: nëna, fetusi dhe placenta:

Shëndeti i nënës është i rëndësishëm për fëmijën që të marrë të gjitha ushqyesit thelbësorë për rritjen e saj.

Shëndeti i fetusit është i nevojshëm për t’u siguruar që fëmija të marrë lëndë ushqyese me furnizim nga nëna.

Placenta duhet të jetë e mjaftueshëm e shëndetshme për transportimin e ushqyesve nga nëna tek fetusi, transmeton Gazeta Shneta.

Si diagnostikohet kjo gjendje?

Madhësia e fetusit mund të vlerësohet duke matur lartësinë fundore. Megjithatë, ka procedura të tjera për të diagnostikuar IUGR dhe për të vlerësuar shëndetin e foshnjës:

Ultrazëri: Përdor valët e zërit për të krijuar imazhe të strukturës së foshnjës dhe për të matur kokën dhe barkun e saj. Këto matje krahasohen me tabelën e rritjes për të vlerësuar peshën fetale.

‘Doppler’: Teknika përdoret për të matur shpejtësinë dhe sasinë e rrjedhjes së gjakut në enët e gjakut të trurit të fetusit dhe kordonit të kërthizës, duke përdorur valët e zërit.

Kontrollimi i peshës: Është një mënyrë tjetër për të vlerësuar rritjen e fetusit. Gjatë çdo vizite prenatale, mjeku do të kontrollojë dhe regjistrojë peshën e nënës. Nëse gruaja shtatzënë nuk po fiton peshën e duhur, kjo mund të rezultojë në rritjen e ngadaltë të fetusit.

Monitorimi i fetusit: Ky test kryhet duke vendosur një rrip të ndjeshëm rreth barkut të nënës. Këto rripa kanë transduktorë të lidhur me një monitor të jashtëm. Sensorët matin modelin dhe normën e rrahjeve të zemrës së fetusit, e cila shfaqet në monitor.

Amniocenteza: Testi përfshin mbledhjen e një sasi të vogël të lëngjeve amniotike përmes një gjilpëre. Mostra e lëngjeve testohet për çdo infeksion ose anomali kromozomale, të cilat mund të çojnë në rritjen e ngadaltë të fetusit./Gazeta Shneta/

Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.