Covid-19 duket se shtypë funksionin e qelizave të rëndësishme të sistemit imunitar, duke parandaluar trupin të luftojë kundër infeksionit, raportuan të enjten studiuesit në Hong Kong.
Ekipi në Universitetin e Hong Kong tha se gjetjet e tyre, tregojnë se rritja e përgjigjes imune me barna të caktuara mund të ndihmojë pacientët të shërohen më mirë. Është një qasje që tashmë po testohet nga disa grupe shkruan CNN.
Studiuesit analizuan gjakun e 41 pacientëve të trajtuar me koronavirus në Hong Kong në fillim të pandemisë, dhe krahasuan funksionin e tyre imunitar me atë të vullnetarëve të shëndetshëm.
Qelizat e sistemit imunitar të njohura si qeliza dendritike, së bashku me qelizat T dhe qelizat vrasëse natyrale në pacientët me Covid-19 të gjitha duket se janë shtypur. Të gjitha këto qeliza janë pjesë e përgjigjes së trupit ndaj një infeksioni përcjell Gazeta Shneta.
“Gjetjet sugjeruan që ngritja e përgjigjes imune me përdorimin e hershëm të barnave me aktivitet të dy anshme të forcimit të imunitetit ose atyre antivirale siç është interferoni beta-1b mund të jetë i rëndësishëm në uljen e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së COVID-19,” tha Yuen Kwok-Yung, i cili kryeson departamenti i sëmundjeve infektive në Hong Kong.
Një nga barnat e testuara ishte interferoni beta-1b. Fillimisht u zhvillua si një trajtim për sklerozën e shumëfishtë, por për shkak se ajo synon sistemin imunitar të trupit, po testohet gjithashtu në pacientët me koronavirus. /Gazeta Shneta/