Gjatë katër dekadave të fundit, SHBA ka parë një rritje të mprehtë të numrit të grave shtatzëna me presion të lartë të gjakut, zbulon një studim i ri.
Për më shumë, studiuesit analizuan të dhëna nga rreth 151 milion grave të shtruara në spital ndërmjet viteve 1970 dhe 2010 për të përcaktuar shkallën e presionit të lartë kronik të gjakut tek gratë shtatzëna të moshës 15 deri në 49 vjeçe shkruan WebMD.
Presioni i lartë kronik i gjakut u përcaktua si presion i lartë i gjakut para shtatëzanisë ose gjatë 20 javëve të para të gestacionit transemton Gazeta Shneta.
Poashtu, studiuesit përdorën një matje më të ulët – 140/90 – krahasuar me standardin 130/80 që tani sjell një diagnozë të lartë të presionit të gjakut.
Presioni i lartë i gjakut paraqet rreziqe si për fetusin ashtu edhe për nënën. Poashtu, rrit shanset e lindjes të parakohshme, si dhe rrezikun e nënës nga preeklampsia, goditje në tru, dështim i zemrës e sëmundje e muskujve të zemrës, dështim të veshkave dhe vdekje.
Raporti u botua me 9 shtator në revistën “Hypertension”. /Gazeta Shneta/