Rritni kështu shanset për të mbetur shtatzënë që në përpjekjet e para

2018-07-23 në ora 13:08

Të qenët fertil do të thotë të jesh i aftë të ngjizësh një shtatzëni.

Mund të mos keni probleme të tilla (si ju edhe partneri) e sërisht testi i shtatzënisë të dalë negativë. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Jo të gjitha përpjekjet rezultojnë të suksesshme që në fillim, ndaj Living po ju tregon disa mënyrë si të rrisni shanset për të mbetur shtatzënë!

Pirja e duhanit ndikon në cilësinë e vezës – Një grua mund të kalojë më shpejtë në menopuazë dhe rritet rreziku i shtatzënisë jashtë mitre !

Përdorni prezervativët – Natyrisht jo gjatë periudhës kur jeni duke u përpjekur të mbeteni shtatzënë (ju kujtohet se si bëhen bebet, apo?). Por nëse nuk jeni në një marrëdhënie afatgjatë, nëse jeni një grua që kryeni marrëdhënie të pambrojtur, duke u ekspozuar ndaj infeksioneve seksualisht të transmetueshëm, mund të rrezikoni fertilitetin tuaj! Kjo për shkak se klamidia dhe gonorreja (dy nga SST më të zakonshme) mund të shkaktojnë bllokim të tubave.

Koha ka rëndësi – Marrëdhëniet seksuale me qëllim ngjizjen e vezës janë më të suksesshme gjatë kohës së ovulimit. Për shumicën e grave, kjo kohë përkon rreth 14 ditë para ciklit.

Ulni nivelin e kortizolit (pra mos u stresoni) – Nivelet e larta të kortizolit mund të ndikojnë në fertilitetin si të gruas ashtu edhe të burrit.

Mos përdorni lubrifikantë, sepse këta të fundit mund të ndërhyjnë në procesin e ngjizjes duke ia bërë spermës më të vështirë lëvizjen drejt vezës./living

Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.