Pesha e tepërt gjatë shtatzënisë është diçka krejtësisht normale, prandaj edhe dukja juaj trupore do të ndryshojë.
Rrobat e deritashme fillojnë të bëhen shumë të ngushta dhe joadekuate, dhe ato pak gjëra që ju bëjnë taman, duken tmerrshëm.
Gjatë blerjes së rrobave të shtatzënisë, duhet të jeni të mençura dhe racionale – mos blini shumë rroba sepse nuk do ti bartni për shumë kohë. Gjithsesi provoni ato që planifikoni ti bleni dhe shikoni nëse ju bëjnë të ndiheni komode, këndshëm dhe që të kenë mjaft vend edhe për barkun tuaj.
Vishuni me disa palë rrobesh, rrobe të cilat mund ti zhvishni me rradhë, sepse mund të ndodh që papritur të ndjeni shumë nxehtësi.
Assesi: Mos vishni gjëra të cilat mund t`ju ngushtojnë, sikurse janë rrypat, çorapet, hullahopet dhe llastiqet e ndryshme të çorapeve.
Është shumë e rëndësishme të keni sytjenë të mirë, të cilat mund të përshtaten, në mënyrë që në çdo moment të shtatzënisë t`ju mbajnë gjoksin mirë. Duhet të jenë nga materialet natyrale dhe linet duhet të jenë mjaft të gjera, që të mund të mbajnë gjoksin e rëndë, i cili do të bëhet gjithmonë e më i rëndë.
Ekziston edhe kombinimi i sytjenëve të cilët mund të barten edhe gjatë shtatzënisë por edhe pas lindjes, gjatë gjidhënies, sepse e kanë mundësinë që të hapen në pjesën e përparme për të ushqyer me gji, prandaj mund të themi se këto lloj sytjenësh janë më praktikë sepse ju shërbejnë jo vetëm gjatë shtatzënisë por edhe pas saj.
Mbathjet e veçanta për shtatzëna, poashtu duhet të jenë nga materialet natyrale, por zakonisht kanë edhe pjesën e përparme më të fortë, e cila njëkohësisht mban barkun, dhe do të ndiheni më këndshëm në to se sa në ato të zakonshmet.
Ekzistojnë kostume të larjes të veçanta për shtatzëna, të cilat kanë përforcues në pjesën e zgjeruar të dedikuar për barkun, dhe në të cilat do të ndjeheni më komode, dhe do të dukeni më bukur, se sa nëse provoni ti bartni kostumet tuaja të vjetra./bebaime/