Zhvilluesit e vaksinës Sputnik V të Rusisë kanë pohuar se ajo ka efikasitet prej 95% dhe do të kushtojë më pak se 10 dollarë – një dozë ndërkombëtarisht.
Ata gjithashtu thanë se vaksina me dy doza mund të ruhet në mes të 2C-8C, në vend të temperaturave nën ngrirjen e nevojshme për vaksinat Pfizer dhe Moderna shkruan The Guardian, përcjell Gazeta Shneta.
Poashtu edhe vaksina Oxford/AstraZeneca gjithashtu mund të ruhet në temperatura normale të frigoriferit.
Njoftimet e mëparshme nga ekipi rus kanë nxitur paralajmërime nga shkencëtarët ndërkombëtarisht se ato po bëheshin para kohe pa të dhëna adekuate.
Llogaritjet e fundit të efektivitetit të vaksinës u bazuan në të dhënat paraprake të marra 42 ditë pas dozës së parë, thanë ministria e shëndetësisë e Rusisë, qendra shtetërore e kërkimit Gamaleya dhe Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF) në një deklaratë të raportuar nga AFP.
Sipas kësaj deklarate u tha se, 22.000 vullnetarë ishin vaksinuar me dozën e parë dhe më shumë se 19.000 me të dyja dozat.
Ata shtuan se vaksina kishte treguar 91.4% efikasitet 28 ditë pas dozës së parë, një shifër e bazuar në 39 raste. dhe 42 ditë më vonë, pas një doze të dytë, të dhënat treguan “një efikasitet të vaksinës mbi 95%”.
Mirëpo, vaksina Sputnik V nuk është besuar botërisht. Krerët e BE paralajmëruan kohët e fundit Hungarinë kundër importimit të vaksinës derisa të autorizohej nga Agjencia Evropiane e Barnave. /Gazeta Shneta/