Nevoja e parë që prindërit e kanë menjëherë pasi lind foshnja, është shëndeti i të voglit.
Një nga matësit kryesorë që pasqyron më lehtas gjendjen e foshnjes së posalindur është pasha, shkruan në blogun WhatToExpect, përcjellë GazetaShneta.
Sipas shumë studimeve të konfirmuara, pasha mesatare për një foshnje të posalindur është rreth 3.4 kilogramë – edhe pse kjo mesatare zakonisht lëviz mes 2.4 e 4.5 kilogramë.
Disa nga faktorët që ndikojnë në peshën e fëmijës tuaj:
– Mënyra qysh jeni ushqyer para dhe pas shtatzënisë; nëse jeni në mbipeshë kjo ndikon që foshnja juaj të peshojë më shumë, kurse nëse keni pasur mungesë të vlerave ushqyese apo nutrientëve, foshnja do jetë më e vogël
– Konsumi i alkoolit dhe i duhanit
– Diabeti
– Gjenetika
– Gjinia e foshnjes (djemtë zakonisht peshojnë më shumë se vajzat)
– Nëse e keni fëmijën e parë, ai do jetë më i vogël
– Binjakët janë më të vegjël se fëmijët që lindin njëshe
– Raca (raca e bardhë lindë foshnje më të rënda se sa raca afro-amerikane, indianët vendas dhe aziatikët)
Nëse fëmija juaj pëson rënie në peshë nuk ka arsye të shqetësoheni për madhësinë sepse luhatjet e tilla janë normale. Parashihet që të bëni kontrolle të rregullta tek mjeku në mënyrë që edhe pasha të monitorohet me saktësi përgjatë muajve të parë. /GazetaShneta/