Mbajtja e tamponit për më gjatë se 4-6 orët e këshilluara është diçka që shumë gra e bëjnë. Por, nëse harroni ta hiqni tamponin tuaj, kjo është një histori tjetër.
Të lini një tampon brenda vaginës tuaj për ditë apo edhe javë, megjithatë, është shumë e zakonshme. Ashtu siç tingëllon mund të jetë edhe e rrezikshme për shëndetin tuaj, transmeton Gazeta Shneta.
Ndoshta nuk iu ka ndodhur kurrë dhe me siguri befasoheni se si mund të ndodhë që një grua të harrojë tamponin brenda. Tamponi mund të vendoset lart afër qafës së mitrës, dhe as nuk ndjehet as nuk shihet.
Rreziku më i madh nëse harroni tamponin brenda vaginës tuaj është vaginiti. Vaginiti është një inflamacion i vaginës dhe mund të burojë nga një sërë shkaqesh, përfshirë bakteret që ndodhen në tampon.
Një çështje më serioze është sindroma e shokut toksik ose TSS. Kjo është një gjendje potencialisht vdekjeprurëse e shkaktuar kur një lloj i baktereve ndodhet në tampon dhe lëshon toksina që përmbysin shpejt trupin tuaj. Sidoqoftë, TSS është mjaft e pamundur sepse ndodh në 1 në 100,000 gra. Pra, është e rrallë edhe nëse një tampon lihet për një periudhë të gjatë kohore./GazetaShneta/