Jemi në stinën kur mushkonjat janë kthyer në një shqetësim për të gjitha nënat duke qënë se “preja” e tyre e preferuar është pikërisht fëmija i tyre. Mjetet që mund të përdorim për t’u mbrojtur prej tyre janë të shumta, por sa të sigurta janë?
Mjetet mbrojtëse kundër mushkonjave!
Spiralet djegëse. Këtë nuk duhet ta përdorni kurrë ndërsa keni në shtëpi një fëmijë. Gjatë djegies ato largojnë mushkonjat por tymi mund të shkaktojë probleme dhe irritime në rrugët e frymëmarrjes së fëmijës. Tymi i saj është baraz me djegien e 137 cigareve njëkohësisht për një fëmijë.
Locionet kundër mushkonjave. Këto janë “të preferuarat” kur vjen puna tek fëmija. Edhe pse janë efektive duhet të dini se nuk përdoren tek fëmijët nën 2 muajsh. Ato nuk duhet të aplikohen asnjëherë rreth syve dhe gojës së fëmijës të çfarëdolloj moshe, as tek duart pasi mund t’i fusë në gojë.
Aromatizuesi kundër mushkonjave. Ai përhapet në ajër me anën e avullit. Mos i përdorni ndërsa fëmija është në dhomë, por para se ai të shkojë në të. E vendosni larg krevatit të bebes, zakonisht pranë derës apo dritares.
Sprej kundër mushkonjave. Nuk është aspak i sigurt tek fëmijët, pasi përmban kimikate që dëmtojnë shëndetin e tij. Nëse thithet nga poret e lëkurës mund të shkaktojë helmim.
Lexoni me kujdes udhëzimet e çdo produkti kundër insekteve! Ato mund të jenë helmuese jo vetëm për fëmijën por edhe për ju./pernenat.al/