Meshkujt ejakulojnë miliona e miliona spermatozoida gjatë mardhënies seksuale. Por, vetëm një fatlum arrinë të i afrohet vezës femër dhe të fertilizohet për të prodhuar një bebe. Megjithatë, kjo nuk është gjëja e vetme interesante që ndëlidhet me spermatozoidët!
A e keni ditur se spermatozoidët mund të jetojnë edhe jashtë trupit për ca kohë? Nëse po vrisni mendjen se sa e gjatë është mbijetesa e tyre, lexoni gjithë shkrimin, do të mësoni gjëra të reja për t’iu ndihmuar edhe të parandaloni një shtatëzani të paplanifikuar, transmeton Gazeta Shneta.
Sa gjatë mbijetojnë spermatozoidët jashtë trupit?
Spermatozoidët mund të mbrojnë jetesën kur ngrihen për ndonjë fertilizim artificial nga gjinekologët. Duhet të dini se spermatozoidi ka një cikël jetësor të limituar, që fillon në momentin e ejakulimit. Kur spermatozoidët mund të jetojnë për disa orë brenda vaginës, ata mund të mbijetojnë vetëm 20 minuta jashtë trupit, varësisht nga kushtet që i rrethojnë.
Spermatozoidët kanë nevojë për ngrohtësi dhe lagështi për të mbijetuar, prandaj kur i ekspozohen ajrit, mund të vdesin shumë shpejt. Prandaj, në rastet kur ejakulimi ngjanë në banjë, spermatozoidi qëndron më gjatë, për shkak të ngrohtësisë dhe avullit.
Sa gjatë jeton spermatozoidi brenda trupit?
Sekrecioni acidik brenda vaginës vret spermatozoidin. Gjatë ovulimit, nivelet e pH-së janë më pak acidike, prandaj spermatozoidët mund të qëndrojnë më gjatë brenda vaginës pas ejakulimit. Ata arrijnë të kalojnë kanalin vaginal, dhe të arrijnë në mitër për të jetuar më gjatë brenda saj. Megjithatë, brenda mitrës, ata jetojnë për 5 ditë, derisa disa të tjerë vdesin brenda 2 deri në 3 ditë.
Shumë faktor të ndryshëm, si duhanpirja, alkooli, ndotja, steroidet dhe ilaçet, mund të shkurtojnë jetën e spermatozoidëve. Prandaj, nëse jeni duke pasur vështirësi të bëheni baba, mundohuni të analizoni çfarë gabime jeni duke bërë, dhe ndalojini ato. Gazeta Shneta