Sa kohë i duhet trupit për zhvillimin e antitrupave pas marrjes së vaksinës anti covid?

2021-04-21 në ora 23:32

Vaksinat anti covid, Pfizer dhe Moderna, përdorin teknologjinë mRNA për të ndihmuar sistemin tuaj imunitar të gjenerojë imunitet nga Covid-19.

Që të dyja kërkojnë dy doza; pas marrjes së dozës suaj të dytë, imuniteti juaj ndaj virusit fillon plotësisht shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Trupit tuaj i duhen të paktën dy javë kohë për të krijuar antitrupa mbrojtës dhe për shkak të kësaj, shanset janë që ju të infektoheni me virusin Covid-19.

Mirëpo, provat klinike kanë bërë të ditur se intervali kohor mund të ndryshojë varësisht nga lloji i vaksinës.

Deri më tani, Pfizer ka treguar efektivitetet pas një jave dhe studiuesit zbuluan se vaksina  ishte 95 përqind efektive në parandalimin e Covid-19.

Ndërkaq, provat klinike nga Moderna kanë bërë të ditur se efektiviteti i saj ka filluar pas dy jave dhe studiuesit vlerësuan se ajo ishte 94.1 përqind efektive në parandalimin e Covid-19./GazetaShneta/