Sa kohë pas lindjes, trupi i femrës rikthehet në gjendjen e mëparshme?

2017-02-26 në ora 07:43

Pasi fëmija ka dalë nga barku nëna do të përballet me një sërë ndryshimesh fizike dhe emocionale dhe një prej ndryshimeve që do të shqetësojë nënën është barku i cili shfaqet i madh dhe jo i tonifikuar.
Por pas sa kohësh barku i gruas fillon të marrë përmasat e mëparshme?
Do të duhen rreth 6 muaj që barku të zvogëlohet dhe të duket më i tonifikuar. Megjithatë forma fizike varet nga disa faktorë si edhe nga vetë gruaja, shkruan pernenat.
Cilët janë këta faktorë?
Fiziku që ajo kishte para shtatëzanisë, pesha që ajo ka marrë gjatë 9 muajve, aktiviteti fizik që ushtron si edhe nga faktori gjenetik. Nëse gruaja ka marrë 13 kg ose më pak do ta ketë më të lehtë të rikuperojë formën fizike. Edhe praktikimi i një sporti gjatë shtatëzanisë do të ndikojë shumë pozitivisht në këtë aspekt, po ashtu edhe gjidhënia.
Si të eleminojmë barkun pas lindjes?
Shëtitjet duhet të jenë shoqëruesi juaj më i mirë dhe bashkë me to edhe një ushqyerje e shëndetshme e pasur me fruta dhe perime të cilat do të ndikojnë pozitivisht edhe në ushqyerjen me gji. Do t’ju këshillonim të përdornit edhe një krem që do t’ju ushqente lëkurën. Edhe vendosja e korsesë do të ishte një ndihmë në këtë aspekt.
Çfarë ndodh me trupin pas lindjes?
Uterusit do t’i duhen 4 javë për t’u rikthyer në gjendjen e mëparshme, dhe pas rreth 6 javësh ai do të peshojë 100 gram. Në të njëjtën kohë edhe endometriumi do të kthehet në formën e mëparshme dhe për këtë do të duhen sërish 6 javë. Në këtë fazë “kafshimet” uterine do të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në kthimin e uterusit në gjendjen e mëparshme. Pra rreth 6 muaj do të jetë një kohë mesatare që do të ndryshojë trupin e nënës së re.