Në bazë të një studimi të ri, gratë duhet të ushqehen me një dietë që përmban pak karbohidrate ngase kështu rriten gjasat e ngjizjes së suksesshme për pesë herë më shumë.
Për fenrat që kanë probleme të pjellorisë, ekspertët rekomandojnë vetëm një porcion karbohidratesh në ditë, dhe këshillojnë që t’i eliminojnë nga dieta e tyre bukën e bardhë, makaronat dhe drithërat e mëngjesit.
Nga hulumtimet e fundit shkencëtarët gjetën prova të forta se sasitë e larta të karbohidrateve të përpunuara mund t’i zvogëlojnë seriozisht gjasat e ngjizjes për shkak se ato ndikojnë negativisht në funksionet metabolike të trupit dhe në sistemin riprodhues të femrës, duke e zvogëluar kështu cilësinë e vezëve të saj.
Hulumtuesit rekomandojnë që femrat, por edhe burrat, të konsumojnë më shumë proteina dhe yndyra të shëndetshme si omega 3, dhe që ushqimet si makaronat dhe buka e bardhë, që janë karbohidrate të përpunuara, t’i zëvendësojnë më shumë me perime që kanë pak kalori dhe karbohidrate papërpunuara.
Femrave po ashtu u këshillohet që të konsumojnë produkte të qumështit pasi që ato përmbajnë kolesterol, i cili shërben si bazë për prodhimin e të gjitha hormoneve riprodhuese.
Përveç dëmtimit të vezëve të gruas, sasitë e larta të karbohidrateve të thjeshta dhe të përpunua po ashtu ndikojnë negativisht në pjellorinë mashkullore duke e dëmtuar ADN-në e spermës. Kjo e prek lëvizshmërinë, pra aftësinë për të notuar, morfologjinë, që është forma, dhe numrin e spermatozoideve.
Për këtë arsye, një dietë me sasi të pakta të karbohidrateve të përpunuara është e rëndësishme si për femrat ashtu edhe për meshkujt. /Gazeta Shneta/