Sa qumësht duhet të pijë fëmija, ja si ta llogarisni

2017-04-28 në ora 08:54

Mamat shqiptare jane shume te dhena pas dhenies se nje sasie te madhe qumeshti ose ushqimi per femijet, por mos harroni ata skane stomakun tone keshtu qe duhet t’i ushqeni sipas nje llogaritje te thjeshte, qe keshillojne ekspertet.

Per sasine qe duhet te pije femija llogaritja behet duke pasur parasysh peshen e bebit, pra kilogramet e femijes shumezim 150 dhe pjestim me numrin sa vakte pi ne dite, p.sh. nese femija eshte 5.500 shumezim 150 pjesetim 6 here ( nese pi 6 here ne dite) del shuma diku tek 137 ml ne vakt.

Nje guide e perafert sipas muajve e keni me poshte, por llogarite e sakta mund ti beni vete ne baze te formules se mesiperme
. 2 muajsh: 120 ml x 6 shishe / dite
• 3 muajsh: 150 ml x 6 shishe / dite
• 4 muajsh: 180 ml x 6 shishe / dite
• 5 muajsh: 220 ml x 4 shishe / dite
• Mbi  6 muajsh: 180ml x 3 shishe/dite + 2 vakte të vogla

bebja.com falenderon mami Teuten,e  cila jeton ne Hollande, qe na e dergoi kete shkrim sipas sugjerimeve te pediatreve hollandeze.