Në ditët dhe javët e para të ardhjes në jetë të fëmijës, ai do të zgjohet shpesh për t’u ushqyer natë e ditë. Në këtë periudhë duhet ta ushqeni fëmijën sa herë që ai të dëshirojë.
Stomaku i të porsalindurit është i vogël. Foshnja mund të marrë sasi të vogla qumështi, të cilat trupi i absorbon shpejt. Kjo është arsyeja pse fëmija dëshiron të ushqehet shpesh.
Pas ditëve të para, shumica e foshnjave ushqehen të paktën 8 deri në 10 herë në 24 orë. Kjo do të thotë që fëmija juaj mund të kërkojë një ushqim çdo 90 minuta deri në dy orë.
Bëni mirë t’ja ofroni gjirin fëmijës nëse nuk e kërkon për një kohë të gjatë, përgjatë ditës. Nëse jeni të shqetësuar se fëmija nuk po ushqehet siç duhet, merrni këshilla nga mjeku ose mamia.
Sapo të ketë kapur gjirin për të pirë, mjekra e fëmijës duhet të prekë gjoksin, ndërsa hunda duhet të jetë e lirshme për të marrë frymë.
Ofrojani gjoksin fëmijës aq shpesh sa dëshiron të ushqehet, dhe për sa kohë që ka nevojë për të.
Në këtë mënyrë, prodhimi i qumështit ndryshon për t’iu përshtatur nevojave të foshnjës. Prodhimi i qumështit do të rritet brenda një ose dy ditësh në përgjigje të kërkesave të foshnjes. Ndërkohë derisa të stabilizohet prodhimi juaj i qumështit nuk ka nevojë të shtoni qumësht formulë.
Është gjithashtu normale që gjinjtë tuaj të prodhojnë sasi të ndryshme qumështi. Kjo varet edhe se cilin gji favorizon më shumë fëmija duke pirë. Prandaj ofrojani të dy gjinjtë, që fëmija të stimulojë prodhimin nga të dyja anët. /Gazeta Shneta/