Natyrisht që marrëdhëniet seksuale rrisin shanset tuaja për të mbetur shtatzënë. Ndoshta mendoni që sa më shumë të keni marrëdhënie seksuale aq më të mëdha do të jenë gjasat që një spermë dhe vezë të takohen dhe të bëjnë një fëmijë, por kjo nuk është domosdoshmërisht.
Kjo është një nga idetë e gabuara që kanë shumë njerëz kur provojnë të kenë fëmijë për herë të parë. Gjëja më e madhe që iu duket e paqartë është se sa shpesh ata duhet të kenë marrëdhënie seksuale. Marrëdhëniet seksuale më shumë se një herë në ditë ndoshta nuk do të rrisin shanset për të mbetur shtatzënë por ju gjithashtu nuk duhet të kufizoheni.
Është një përrallë e vjetër ku thuhet se duke pritur për një javë të tërë mund të shpëtojnë një grumbull i spermës dhe kjo do të iu japë shansin më të mirë të mundshëm për të mbetur shtatzënë. Ajo që ndodhë gjatë kësaj kohe është se humbasin pikat e pjellorisë, prandaj pritja për një javë të tërë nuk është një ide e mrekullueshme.
Vëllimi i spermës dhe përqendrimi i spermës shkon poshtë me frekuencën e ejakulimit por ky reduktim zakonisht nuk është një çështje për njerëzit e shëndetshëm. Studimet gjithashtu tregojnë se derdhja e përditshme mund të përmirësojë cilësinë e spermës dhe lëvizshmërinë e saj. Nëse spermatozoidi ruhet shumë gjatë në traktin gjenital, oksidimi mund të ndodhë.
Kjo mund të shkaktojë dëme në qelizat e lëkurës dhe çon në shenja të plakjes. Për shkak të kësaj disa ekspertë besojnë se është e dobishme të bëni marrëdhënie seksuale sa më shpesh./GazetaShneta/