Zëvendës Ministri i Shëndetësisë Izet Sadiku ka njoftuar mbi testimet e fundit të grupacionit të Karantinës.
Nga 53 raste të testuara të gjithë kanë rezultuar negative ndaj koronavirusit shkruan Gazeta Shneta.
Njoftimin e plotë të tij mund ta gjeni më poshtë:
Testimi i radhës- Karantina COVID19
Sot janë testuar edhe 53 raste të vendosur në Karantinë për COVID19.
Të gjitha rastet janë negative dhe të gjithë 53 veta, lirohen nesër për vetizolim 14 ditë në shtëpi!
Ky është grupi katërt i të testuarëve në 4 ditët e fundit prej 190 të testuarëve dhe të gjithë kanë qenë negativ!
Faleminderit të gjithë stafit që janë të angazhuar në Karantinë: zyrtarët e Qendrës së Studentëve,Policia e Kosovës, zyrtarëve të MSH,ekipeve mjekësore të IKSHPK-së, ekipeve mjekësore të mjeksisë familjare dhe grupit të madhe e të pa lodhshëm të vullnetarëve të cilët po kontribojnë në mbarëvatjen e punëve në Karantinë!