Sallatë për ata që s’kanë kohë të gatuajnë darkë

2017-06-29 në ora 16:15

Kjo është një mënyrë si të sjellësh në tryezë një pjatë që është e kompletuar dhe e freskët në minutën e fundit, pa hequr dorë nga shija dhe fantasia. Nëse jeni me vonesë në shtëpi dhe ju ka marrë uria, zgjidhja më e mirë është një sallatë e bukur, që duhet të përgatitet në pak kohë.

Nëse keni pak kohë në dispozicion preferoni ushqime si karota, finoku, kungull i njomë, domate dhe speca, të cilat janë edhe të mira dhe shumë më të shpejtë për t’u larë dhe prerë.

Nëse keni nevojë për një salcë me bazë të drithërave, provoni një quinoa: ziejini për 10-12 minuta sa të absorbojnë ujin. Janë të freskët dhe me proteina. Më të shpejtët që mund të vendosni në tryezë janë edhe vezët, toni dhe perimet e gatshme mund të bëni edhe një salcë me fruta të thata si ara bajame ose kërpudha.

Një ide e shpejtë për sallatë
Merrni shembull nga kuzhina amerikane, ju mund te transformoni sanduiçin BLT, me proshutë, marule, domate në një sallatë. Skuqni proshtën ose thekeni pa shtuar yndyrë, përgatitni një salcë me domate. Hidhni vaj, kripë dhe piper të zi bëni edhe bukën tost, duke e thekur dhe më pak ndarë në disa pjesë. Salca e traditës italiane është ajo klasike me portokall, ose ‘la panzanella toscana’. Ose mund të shijoni sallatën me rukola, luleshtydhe dhe bizele me pak vaj ulliri, limon dhe pak djathë feta.