Drejtori i Spitalit të Vushtrrisë, tani i ndjeri Hajrullah Saraçi, i ishte nënshtruar një operacioni në QKUK
Saraçi kishte një problem shëndetësor për të cilin nevojitej një intervenim kirurgjik, por fatkeqësisht operacioni përfundoi me disa komplikime, shkruan Gazeta Shneta.
Gazeta ka mësuar se operacioni ishte kryer në Qendrën Klinike Universitare ku ishte trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë, më pas edhe në Intensivën Qendrore, por komplikimi nga operacioni nuk ishte arritur të evitohej përkundër angazhimit të kolegëve të tij.
I ndjeri ka qëndruar në Spitalin Amerikan në Kosovë për më shumë se një javë, dhe ku për fat të keq ndërroi jetë. /Gazeta Shneta/