Sasia e konsumimit të kripës që lejohet për gratë shtatzëna

2018-08-13 në ora 07:04

Gjatë shtatzënisë, gratë duhet të përkujdesen që të mos e teprojnë me konsumimin e kripës dhe gatimit të ushqimeve me shumë sasi të madhe të saj.

Konsumi total i kripës nuk duhet të jetë jo më shumë se një lugë çaji (6 gr) në ditë, duke përfshirë kripën në bukë dhe ushqimet e konservuara, e të përpunuara. Kripa duhet të merret gjithnjë e jonizuar.

Prevalenca e lartë e hipertensionit dhe rritja e vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë nga sëmundjet
cerebrovaskulare janë të lidhura me konsumin e tepërt të kripës. Prandaj rekomandohet përdorimi i saj deri në 6 gr kripë në ditë.

Shumica e njerëzve konsumojnë më shumë se kjo sasi, shpesh pa e ditur, sepse kripa është e fshehur në ushqime të tilla si buka, djathi, si dhe ushqimet e përpunuara dhe të konservuara.

Disa rekomandime lidhur me këtë janë:

Ushqimet e përpunuara që gjenden në treg duhet të jene të etiketuara, nëse nuk janë, konsumatorët duhet të pyesin për përmbajtjen e kripës.

• Produktet ushqimore që përmbajnë sasi të madhe kripe (të tymosura, të konservuara, të përgatitura ne formë turshie), duhet të konsumohen në sasi të vogla dhe jo rregullisht.

• Duhet të rritet konsumi i ushqimeve me sasi të vogël kripe si zarzavatet dhe frutat.

• Duhet të paksohet sasia e kripës që shtohet gjatë gatimit, apo procesit të përpunimit të ushqimeve. Gjithashtu gjatë përpunimit të ushqimeve mund të shtohen edhe përbërës pikant, erza për t’i bërë ato me të shijshme./BalkanWeb