Një 7-vjeçare nga Tajlanda vuan nga një gjedje e rrallë që e bën ti dalë gjak nga sytë, hunda dhe veshët sa herë që ka dhimbje koke.
Phakamad Sangchai filloi të shihte shenjat e parë të këtij rasti para 7 muajsh dhe nuk është arritur të gjendet një diagnozë, pavarësisht përpjekjeve të shumta.
“Nuk dua të jem e njohur, por dua dikë që të më ndihmojë me këtë sëmundje misterioze. Po më shkatërron jetën dhe jam e sigurt që do të bëhet akoma më keq,” – thotë ajo për Dailymail.
Supozohet se ajo vuan nga hematohidrosis, që është një gjendje e rrallë e cila shkakton rrjedhje gjaku dhe përfshin 1 në 10 milionë njerëz./Ora News/