Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sefte te gjinekologu, nuk duhet të keni frikë as turp

Femina 15/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vizitat e shpeshta tek gjinekologu, edhe para kontaktit seksual, duhet të bëhen pjesë e juaja e jetës. Ndoshta ju duket që është e komplikuar të shkoni tek gjinekologu, por nuk është ashtu. Më së miri do të ishte që në këtë t’ju udhëzojë nëna,  apo edhe ndonjë person i juaj i afërt në të cilin keni besim.

Nga kontrolli nuk duhet të frikoheni apo edhe të keni turp, edhe pse në fillim mund t’ju duket si diçka e turpshme. Mund të pyesësh edhe shoqet të cilat e kanë provuar. Ato mund të tregojnë përvojën e tyre.

E rëndësishme është që me kohë të fillosh të kesh parasysh shëndetin reproduktiv, të mësosh që të mbrohesh nga sëmundjet që barten seksualisht dhe nga shtatzënia e padëshiruar.

Si duket vizita?

Kontrolli përbëhet prej:

Inspektimi

kontroll me duar

marrja e brisit (për shkak të analizave citologjike dhe mikrobiologjike)

kontroll koloposkopike

kontroll citologjike

kontroll me ultra zë dhe e brendshme në organe gjenitale.

Image result for gynecologist

Kontrolli Koloposkopik

Duhet bërë një herë në vit pas moshës 18.

Koloposkopija është kontrollë jo e dhimbshme. Nëse është e lidhur me kontroll citologjike, në 98 për qind të rasteve me siguri zbulohet ndryshimet kancerogjene dhe kanceri i qafës së mitrës. Lyerja me uthull është e domosdoshme, sepse ajo të çon deri tek ënjtja e qafës , dhe bën që më vështirë të shihen ndryshimet, dhe nëse ka, uthulla i bën më të dukshme. Jodi e lyen qafën e mitrës në ngjyrë më të errët dhe kështu analiza është e mirë. Nëse disa qeliza mbesin më të hapura apo të pangjyrosura, ato kërkojnë shërim dhe përkujdesje më të madhe.

Marrja e brisit

Brisi merret nga qafa e mitrës me një shkopth të gjatë të mbështjellur me pambuk në njërën anë. Nga mostra bëhet një njollë në xham dhe në këtë mënyrë bëhen analizat e bakterieve, viruseve dhe infeksioneve të mundshme këpurdhore. Kështu zbulohen infeksionet e ndryshme. Marrja e brisit gjithashtu është jo e dhimbshme gjatë kontrollit.

Kontroll citologjike

Kjo kontrollë është e njohur me emrin Papanikolau (PAPA) test. Ky është kontroll mikroskopik i cili shikon qelizat që fitohen nga brisi e që janë marrë nga qafa e mitrës por edhe nga kanali i saj. Përdoret për të zbuluar kalljen e qafës dhe ndryshimet e ndryshme në qafë (paramalinje dhe malinje, ku kjo e fundit është keqbërëse) dhe është shumë e rëndësishme për vlerësimin e gjendjes shëndetësore. Dy ditë para kontrollës nuk guxoni të lani brendinë e vagjinës, apo të përdorni krema spermicide, apo edhe ilaçe  të cilat mund të fshehin apo ndërrojnë qelizat. Kontrolli citologjik duhet bërë të paktën një herë në vit.

Në legen të vogël

Kjo metodë diagnostifikimi është treguar jo e dhimbshme, e rëndësishme dhe shumë e sigurt. Për ultra zë gjinekologjik përdoret sonda vagjinale, për këtë nuk është e nevojshme asnjë përgatitje, dhe mund të përsëritet pa asnjë efekt anësor, sa herë që të doni. Me kontroll tregohet, forma e brendshme e organeve femërore, si dhe ndryshimet e mundshme në te.

Çka është inspekcioni

Kjo është kontrollë që cila bëhet me sy, nën psekulum. Kjo kontrollë bëhet për të parë ndryshimet gjenitale të jashtme, si e skuqura, lythat etj.

Ndryshimet parakancerogjene

Ndryshimet parakancerogjene, apo displazioni është gjendje në të cilët qelizat në qafën e mitrës me shikim dallohen nga qelizat normale, por ende nuk janë malinje, por që me kohë mund të bëhen karcinom (kancer) i qafës së mitrës.

Kanceri i qafës së mitrës

Edhe pse ndoshta mendoni se kjo nuk ka të bëj me ju, është e rëndësishme të dini që deri tek kjo sëmundje më së shpeshti vjen nga infeksionet e bartura seksualisht (HPV) dhe  faktorë të mëdhenj të rrezikut janë të evidentueshëm që nga koha e kontaktit seksual (edhe para moshës 18). Koontakti seksual pa mbrojtës, ndërrimi i partnerëve, kontrollet e rralla nëpër gjinekolog, sëmundjet tjera dhe duhani janë ndër faktorët kryesor. /femra.net/

Artikulli paraprakFemrat duhet të bëjnë kontrolle të zakonshme te gjinekologu për këto arsye
Artikulli i rradhës Rëndësia e përdorimit të sapunit nga qumështi i dhisë

Ju sugjerojmë

Dëshira për ushqim para menstruacioneve: Një studim i ri mund të shpjegojë arsyen

29/09/2023 Femina

Ndezjet e nxehta të menopauzës mund të jenë një tregues i hershëm i rrezikut të Alzheimerit

29/09/2023 Femina

Bark i fryrë pas periodave: Pse ndodh kjo?

26/09/2023 Femina

Çrregullime premenstruale të lidhura me rrezikun e menopauzës së hershme

21/09/2023 Femina

Keqinformimet rreth kancerit në TikTok mund të jenë të dëmshme për shëndetin e grave

20/09/2023 Femina

Aktiviteti fizik sjell përfitime tek gratë ndërsa plaken me moshë

19/09/2023 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.