Drejtori i SHSKUK-së Dr. Basri Sejdiu dhe shefi për Kontraktimin e Shërbimeve në SHSKUK Dardan Parduzi, e kanë bërë prezantimin e raportit të punës për vitin 2019 para punëtorëve të SHSKUK-së të cilët ishin ftuar në Hotel ‘Emerald’
Punëtorët e Shërbimit Spitalor Klinik Univeristar, drejtorë, shefa të reparteve dhe kryeinfermierë të klinikave të QKUK-së, drejtorë dhe punëtorë të spitaleve të përgjithshme, janë ftuar sot për ta mbushur sallën e Hotelit ‘Emerald’ në Prishtinë për ta dëgjuar prezantimin e raportit të punës për vitin 2019, shkruan Gazeta Shneta.
Gjatë prezantimit, drejtori i përgjithshëm Dr. Basri Sejdiu, deklaroi se ka përmirësime të dukshme si në klinikat e QKUK-së, ashtu edhe në spitalet e përgjithshme. “Kemi punuar që pacienti të ketë qasje më të lehtë, shërbim me cilësor duke llogaritur infrastrukturën dhe shërbimet që e kanë bërë ketë përmirësim”, tha ai.
Në këtë ngjarje ka marr pjesë edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë Uran Ismaili, i cili që nga 6 tetori nuk është dukur fare në hapësirat e QKUK-së. Ai tha se për dy vjet ka pasur shumë ndryshime pozitive dhe ato janë evidente. “Kur kam hyrë si ministër, ka qenë një klimë e mision i pamundur, por kam besuar në potencialin e mjekësve dhe në një situatë kur mundohesh të kesh kushte dhe rezultate rezultati”, theskoi ai.
Prezantimin në detaje të raportit të punës, e bëri Dardan Parduzi, shef i sektorit për kontraktim të shërbimeve shëndetësore. Drejtori i Spitalit të Përgjithshme të Prizrenit dhe Gjilanit, bënë prezantimin e rezultateve të punës për vitin 2019.
Në fund, specialistja e anesteziologjisë, Dafina Matoshi, bëri prezantimin në lidhje me veglat e cilësisë për anestezion. /Gazeta Shneta/