Oda e Mjekëve të Kosovës në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë UP, organizoi tryezën e rrumbullakët me temën: Cilësia e studimeve në Fakultetin e Mjekësisë – UP “Hasan Prishtina” dhe strategjia nacionale për ruajtjen e funksionalitetit të sistemit shëndetësor të Kosovës.
Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin Dekanja e Fakultetit të Mjekësisë – UP, Prof. Dr. Suzana Manxhuka- Kërliu, Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu, Ministri i Shëndetësisë, Prof. Dr. Rifat Latifi, Prof. Dr. Naser Sahiti, Rektor i UP-së etj.
Sejdiu se të rinjtë tanë janë gjeneratë më kërkuese dhe agresive në thithjen e të rejave në shkencën e mjekësisë, andaj ne duhet të ju ofrojmë mundësinë për të shprehur shkathtësitë e tyre.
“Arsyet e largimit janë kushtet e punës, pagat dhe kompenzimet, dhe mungesa e mundësive për avancim profesional.”
Ai ka shtuar se kanë një pasqyrë reale se nga duhet të shkojë edukimi i gjeneratave të reja, në mënyrë që sipas tij, ta ruajnë brumin.
“Duke iu falënderuar bashkëpunimit me fakultetin e Mjekësisë ne kemi arrit që të kemi një pasqyrë të pastër se nga duhet të ecë edukimi i gjeneratave të reja dhe ta ruajmë brumin me të vlefshëm që kemi, ku për gjatë këtyre dy viteve nuk kemi gjet, porte hyrëse të nivelit politik apo të Qeverive të kaluara, dhe besoj se kjo tryezë do na ndihmojë sado pak që të na jap një pasqyrë reale në mënyrë që politika të ndërmarrë hapa konkret”, tha ai.