Mund të keni dëgjuar gjëra të shumta në lidhje me marrëdhëniet gjatë ciklit menstrual. Po ashtu, se sa është e mundshme që këto marrëdhënie të rezultojnë me fëmijë.
Zakonisht nëse nuk jeni në ditët e ovulimit keni më pak gjasa që të konceptoheni por jo çdo herë është kështu.
Në rastet kur koha ndërmjet cikleve është më e shkurtër se 28-30 ditë ekziston mundësia që të ngjizet një shtatzani edhe gjatë menstruacioneve. Kjo për shembull ndodh nëse cikli ndodh çdo 21-24 ditë dhe koha e ovulimit është më e shkurtër.
Sperma mund të qëndrojë brenda organizmit tuaj 2-5 ditë dhe nëse kryeni marrëdhënie seksuale në fund të ciklit mund të ngjizni fëmijën tuaj ditën e 4 ose të 5 pasi edhe ovulimi do të ndodhë më herët.
Probabiliteti për një shtatzani gjatë ciklit është i ulët megjithatë mundësia ekziston.
Shtatzania mund të ndodhë edhe menjëherë pas ciklit pasi siç e thamë sperma qëndron në tubat e fallopit deri në 5 ditë. Për pasojë nëse keni një ovulim të hershëm mund të ngjizet një fëmijë. Shanset për të ngelur shtatzanë para ciklit janë të ulta. Sipas të dhënave mjekësore më të mbrojtura nga shtatzania jeni nëse kryeni marrëdhënie të pambrojtura një ditë para ciklit. pernenat.al