Seksi në periudhën e lehonisë, gjithçka që çiftet duhet të kenë parasysh

2018-02-17 në ora 14:10

Ju duhet të prisni derisa të keni mbaruar gjakderdhjen pas lindjes e cila njihet si periudha e lehonisë.

Kjo është për shkak se plaga e mbetur në mitër nga placenta që del jashtë është ende në shërim e sipër.

Nëse keni një marrëdhënie seksuale para se gjakderdhja të jetë e ndalur, mund të përfitoni një infeksion, transmeton Gazeta Shneta.

Një numër i vogël i çifteve fillojnë të bëjnë seks brenda muajit të parë pas lindjes, por gati gjysma presin deri në të paktën gjashtë javë.

Nëse mendoni se jeni të gatshëm sërish të bëni seks, atëherë kërkoni ndihmën e mjekut me një vizitë prenatale.

Po ashtu, keni kujdes të përdorni mjete mbrojtëse në mënyrë që të shmangni çdo pasojë të padëmshme./Gazeta Shneta/