Selino dhe karota për të çlodhur muskujt

2017-03-06 në ora 11:39

Nëse jeni nga ata njerëz që në fund të ditës ndihen shumë të tensionuar dhe me dhembje koke intensive, do ju rekomandojmë një pije që do e zgjidhë këtë problem.

Bëhet fjalë për një pije vetëm me karota dhe selino, që do të eliminojë tensionin e muskujve. Ju duhen vetëm 2 karota të mëdha,1 kërcell selino dhe 1 gotë ujë (200 ml).

Gjëja e parë që duhet të bëni është që të pastroni perimet. Pasi i keni pastruar, prisni karotat dhe selinonë në copa të vogla, në mënyrë që përzierja e tyre të jetë më e lehtë.

Më pas, vendosni të gjithë përbërësit në një “blender”, duke i lënë për disa minuta derisa të merrni një pije homogjene. Shtoni një gotë me ujë për të parandaluar që pija të jetë shumë e trashë.

Ideale është që ta pini këtë lëng çdo mëngjes. Nuk shërben vetëm për lehtësimin e dhembjeve të muskujve, por edhe për ta parandaluar këtë dhembje.

Gjithashtu, mos hezitoni  të shtoni karota dhe selino në sallatën tuaj. Gjithmonë të natyrshme, pa i gatuar, kështu që ju do të mbani të pandryshuar të gjitha cilësitë e tyre. /TCH