Sëmundja Kawasaki ka shkaktuar panik masive në mesin e prindërve pasi fëmijët e vegjël infektoheshin nga gjendja e cila mund të jetë shkaktuar nga koronavirusi i ri.
Raportet e fundit nga Amerika njoftojnë se gjendja tani nuk prek vetëm fëmijët e vegjël, por edhe të rriturit shkruan Express.co.uk
Ekspertët kryesorë të shëndetit në Amerikë besojnë se sëmundja inflamatore e njohur si Kawasaki e cila mund të jetë shkaktuar nga koronavirusi i ri mund të prekë të rriturit në moshën e të 20-tave të tyre përcjell Gazeta Shneta.
Gjendja dihet se prek fëmijët dhe është treguar se është e lidhur me infeksionin e mëparshëm me koronavirusin SARS-CoV-2, i cili gjithashtu shkakton COVID-19.
Pacientët në të 20-tat janë duke u shtruar në spital si në San Diego ashtu edhe në New York.
Simptomat e Kawasaki përfshijnë një ethe të lartë dhe përshkruhet si një “gjendje inflamatore shumë-sistemore”. /Gazeta Shneta/