Zakonisht historitë e nënave janë jo vetëm për t’i lexuar, por edhe që të përçohet mesazhi nëpërmjet këtyre historive edhe tek nënat e tjera.
Bëhet fjalë për një nënë që quhet Laura Wilson e që është 28 vjeçe nga një qytet i Wiltshire, ndërsa historia e saj ka të bëjë me foshnjën e cila kishe çrregullime shumë të rralla dhe potencialisht fatale pas lindjes.
Kjo për shkak se organizmi i Laurës krijoi shumë antitrupa të trombociteve, që ndikuan tek foshnja duke pasur gjakderdhje në tru dhe zhvilloi një paralizë cerebrale, shkruan Kidspot, transmeton Gazeta Shneta.
Pas një shtatzënie tepër të ashpër që përjetoi kjo grua, ajo lindi një djalë të vogël të quajtur Raife, ‘ai është i mrekullueshëm’, thotë Laura.
Ajo shprehet shumë e shqetësuar për shkak se vet trupi i saj e ka sulmuar djalin e vogël, dhe tani ai ka një alergji ndaj nënës. ‘U ndjeva aq shumë fajtore’, shprehet më tutje Laura duke treguar se shtatzënia ishte shumë munduese.
Në fakt, jo të gjitha shtatzënitë e Laurës kanë qenë të tilla, duke shpjeguar tmerrin që ka përjetuar për tetë muaj gjatë shtatzënisë që ka kaluar në shtrat.
Ndryshe nga Raife, ajo ka lindur edhe vajzën që e ka quajtur Roma dhe që nuk ka probleme të tilla si i vëllai.
Ndërsa në fund, Laura tregon se qëllimi i tyre kryesor është që t’i japin mbështetje djalit të tyre të vogël, që edhe ai të ketë mundësi të gëzohet sidomos në prag të festave si gjithë fëmijët e botës./Gazeta Shneta/