Rita Ora pak ditë më parë ka konfirmuar se do të mbajë koncertin në kryeqytetin e Kosovës, për nder të përvjetorit të dhjetë të pavarësisë së Kosovës.
Madje, këngëtarja me famë ndërkombëtare, kishte përgatitur edhe një veshje mbi të cilën shihen mbishkrime në lidhje me pavarësinë e Kosovës, shkruan Gazeta Shneta.
Megjithatë, Ritës duket se i ka dalë një problem, me të cilin siç duket ka gjetur mënyrën e duhur për ta menaxhuar atë.
Bëhet fjalë për një lloj gripi, për të cilin nuk është bërë i ditur se sa serioz është, megjithëse e kishte detyruar Rita Orën që të vendos pajisje respiratore.
“Nebulizer për shkak të zërit. Do të më duhet ta mbajë gjatë fluturimit tim që nga tani”, shkroi Rita Ora në storien e saj në Instagram.
Këngëtarja Ora përmes rrjeteve sociale ka treguar se do të përformojë në Prishtinë rreth orës 22:00./Gazeta Shneta/