Për dy ditë radhazi në klinikën e Gjinekologjisë ka pasur nga 2 lindje me binjakë.
Edhe gjatë ditës së djeshme janë kryer dy lindje me binjakë, por kësaj radhe katër bebet i takojnë gjinisë mashkullore, raporton Gazeta Shneta.
Gjatë 24 orëve të fundit në këtë klinikë, kanë lindur gjithsej 45 bebe.
30 prej tyre janë djem, ndërsa 15 vajza.
14 gra kanë lindur me prerje cezariane. /Gazeta Shneta/