Është shënuar sërish rekord i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit fatkeqësisht kanë humbur jetën 14 persona, ndërsa 2541 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.
604 qytetarë janë regjistruar si të shëruar nga Covid-19, derisa numri i rasteve aktive ka arritur në gati 24 mijë.
Në anën tjetër në 24 orët e fundit janë administruar 18 mijë e 326 doza të vaksinave. Numri i të vaksinuarve me dy doza ka arritur në 250 mijë e 626. /Gazeta Shneta/