Një ndër kategoritë më të rrezikuara dhe më të sfiduara në situatën me koronavirus Covid-19 janë edhe gazetarët.
Në fakt një prej mjeteve më të rëndësishme për luftimin e virusit është informimi i saktë dhe korrekt, aq më tepër kur këto informacione transmetohen live tek opinioni.
Kjo është sfida me të cilën është përballur për rreth tre muaj gazetarja e televizionit publik Jehona Zhitia.
Gazetarja Zhitia ka raportuar live për 71 ditë me radhë që prej datës 13 mars kur janë paraqitur rastet e para me Covid-19. “71 ditët më sfiduese në karrierën time prej gazetareje. Shpresoj të mos përsëriten kurrë më”, ka shkruar Zhitia në një postim në Facebook.
Ndiqeni videon më poshtë. /Gazeta Shneta/