Një grua irlandeze ka lëshuar paralajmërim për gratë e tjera që mos të përdorin shampo të thatë, pasi ajo gjoja ka zhvilluar një gropëz në kokë nga rënia e flokëve, si shkak i këtyre shampove.
Nicole Baxter, vuri re se në kokën e saj filluan kruarje dhe djegie pasi ajo përdorte rregullisht shampon e thatë të firmës “Batiste”, një produkt popullor i cili shitet në shumicën e supermarketeve në vendet e zhvilluara, transmeton Gazeta Shneta.
Nicole, 20 vjeçe, po pretendon se është diagnostifikuar me alopeci trekëndore, ose humbje të flokëve në një zonë të kokës.
Ajo po bën thirrje që gratë e tjera të largohen nga shampot e thatë në përgjithësi, të rikthehen në metoda popullore.
Megjithatë, mjekët kanë thënë se shampot e tilla janë të sigurta për përdorim./Gazeta Shneta/