Ekspozimi ndaj kimikateve që gjenden në shamponë, gjatë fëmijërisë së hershme, mund të dëmtojë seriozisht zhvillimin mendor të të rinjve, sugjeron një kërkim i ri.
Vajzat që kanë përqendrim të lartë të kimikateve të njohura si ‘phthalate’, në gjakun e tyre kanë nivele më të ulëta të hormoneve tioride e cila vepron si kontrollues i zhvillimit të trurit, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Studimet e mëhershme sugjerojnë se 70 për qind të produkteve që ne i përdorim për lëkurën, absorbohen në qarkullimin e gjakut.
“Prindërit duhet të shmangin përdorimin e produkteve që përmban ‘phthalates’, e cila mund të gjendet në shampon, në manikyri e thonjve”, ka deklaruar njëri nga studiuesit. /Gazeta Shneta/