Pak minuta më parë, Instituti Kombëtar ka njoftuar se janë regjistruar 225 raste të reja me Covid-19 dhe 201 pacientë të shëruar.
Numri total i rasteve të të infektuarve në vend është 9,274 dhe 5,190 të shëruar shkruan GazetaShneta.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 13 pacientë (total 269) të cilët përpos virusit kanë pasur dhe sëmundje tjera bashkëshoqëruese.
Aktualisht, në Kosovë janë 3,815 raste aktive./GazetaShneta/