Shefi i Inspektoratit Shëndetësor dr. Shaban Osmanaj ka sqaruar për Gazetën Shneta një reagim të inspektorit Shemsi Bushi në lidhje me shqetësimet e Odës së Stomatolgoëve të Kosovës.
Osmanaj ka thënë se Bushi aktualisht është në pushim pa pagesë për shkak të problemve shëndetësore, dhe se reagimet e tij nuk e përfaqësojnë institucionin.
“Lidhur me shkresën e datës 16 shkurt 2022 në gazetën tuaj, gjegjësisht reagimin e Inspektorit Shëndetësor, Dr Shemsi Bushi në gazeten Shneta, ju njoftoj se Dr. Shemsi Bushi, që nga gushti 2021, deri në të vitit 2022 është në pushim pa pagesë (për probleme shëndetësore) dhe në reagimin e tij nuk përfaqëson mendimin e Inspektoratit Shëndetësor”, ka deklaruar Osmanaj.
Ai ka thënë se Inspektorati Shëndetësor i përgjigjet vetëm ministrit të Shëndetësisë përmes Kryeinspektorit.
“Ju njoftojmë se Inspektorati Shëndetësor është organ i pavarur administrativ në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe për punën e tij përmes Kryeinspektorit Shëndetsor i përgjigjet Ministrit të Shëndetësisë. Detyrat, funksioni dhe kompetencat e Inspektoratit Shëndetësor janë të rregulluar me Ligjin Nr 02/L-38 Për Inspektoratin Shëndetësor”, ka deklaruar Osmanaj.
Inspektori Shemsi Bushi doli me një reagim publik ndaj Odës së Stomatologëve të Kosovës, të cilët i shprehen shqetësimin e tyre ministrit Rifat Latifi në lidhje me gjobat dhe masat e inspektorëve ndaj stomatologëve në sektorin privat. /Gazeta Shneta/