Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Bullgari Dr. Skender Syla ka apeluar tek qytetarët që të respektojnë udhëzimet dhe masat kundër Covid-19 për të tejkaluar këtë gjendje.
“Qytetarë të dashur! Kemi sakrifikuar shumë si në aspektin social poashtu edhe atë ekonomik deri sot në përballjen me COVID-19. Falë përkushtimit tuaj dhe sjelljeve të kujdesshme kemi tejkaluar gjendjen me pasoja sa më të vogla shëndetësore”, ka shkruar Syla në Facebook, transmeton Gazeta Shneta.
Syla ka thënë se në normalitetin e ri të krijuar tri gjëra janë esenciale për të mbajtur situatën nën kontroll; mbajtja e distancës; vendosja e maskave sidomos aty ku nuk mund të mbahet distanca si dhe pastrimi i rregulltë i duarve.
Mjeku ka deklaruar se institucionet duhet të monitorojnë dhe të sigurojnë zbatimin e këtyre masave.
“Një kontribut i vogël i secilit nga ne do të ndikoj në mbrojtjen e shëndetit publik të të gjithë neve sidomos kategorive më të ndjeshme të popullatës. Institucionet duhet monitorojnë dhe sigurojnë zbatimin e masave”, ka deklaruar Syla. /Gazeta Shneta/