Shefi i specializantëve në Klinikën e Kardiokirurgjisë Dr. Leonard Bytyqi i ka dal në mbrojtje Shefit në këtë klinikë Dr. Adem Grbolar, i cili sot është përfshirë në një incident fizik me specializantin Dr. Endrit Shala.
Bytyqi në një shkrim të publikuar në Facebook ka thënë se Grbolar gjithmonë i ka përkrahur mjekët e rinj, ndërsa ka punësuar edhe specialistë.
“Nën udhëheqjen e tij, ne specializantët kemi pas liri të madhe bile shumë të tepruar.Na ka angazhuar nëpër salla, duke na edukuar me tërë potencialin e tij,sidomos specializantët që ishin afër përfundimit të specializimit”, ka shkruar Bytyqi, transmeton Gazeta Shneta.
Në fund të shkrimit Bytyqi ka deklaruar se Grbolar nuk ka ushtruar dhunë asnjëherë. “Fotot i zgjodh për të treguar se nuk jemi përbindësha dhe Kardiokirurgjia asnjëherë ska ushtruar dhunë e as kërcnime nga shefi jonë Prof Dr Adem Grbolar”, ka shkruar Bytyqi.
Shkrimi i tij i plotë:
Me shkas: disa fjalë për shpifjet që po bëhen për Kardiokirurgjinë, nuk mund të rrija i qetë pa i demantuar, pasi kam obligim moral sepse jam shef i specializantëve të Kardiokirurgjisë, e sot ka qenë i inflitruar njëri nga kolegët tanë prandaj duhet reaguar.
Së pari, njerzit që deri dje e kanë lavduar Kardiokirurgjinë edhe shefin tonë, e që nga aty kanë marrë hapat e parë profesionale bile të përkrahura masivisht nga shefi i Kardiokirurgjisë Prof.Dr Adem Grbolar, i cili përnjëherë u bë ,, i keqi”, sot po e shajnë pa kurrfar logjike, keq shumë keq.
Shefi i klinikës së Kardiokirurgjisë Prof. Ademi, kur ka ardhur në Kardiokirurgji, ka pranuar 3 specialist Kardiokirurg,menjëherë. Ka pëkrahur dhe ka nxerrur gjatë kësaj kohe 3 specialist Kardiokirurg, të cilët deri atëherë pak patën punuar sa e kanë meritu, e që ky i shtyri tutje, nëse jam gabim le të më demntojnë t njëjtit.
Specialistët e rinj, i ka përkahur parezervë, me raste, duke ju asistuar në rastet më të rënda dhe duke i marrë të gjitha përgjjegjsitë që i takojnë shefit e asnjëherë tendencioze, larg qoftë. Nuk ekgziston as edhe një rast i vetëm kur dikush ka pasur nevojë për ndihmë e që shefi nuk ka shkuar ti ofrojë ndihmë, as edhe njeherë të vetme.
Nën udhëheqjen e tij në vitin 2019 Kardiokirurgjia ka thyer rekord duke kaluar mbi 300 operime brenda një viti, që më parë nuk është arritur asnjëherë.
Nën udhëheqjen e tij, ne specializantët kemi pas liri të madhe bile shumë të tepruar.Na ka angazhuar nëpër salla, duke na edukuar me tërë potencialin e tij,sidomos specializantët që ishin afër përfundimit të specializimit.
Është i vetmi shef, që asnjëherë të vetme nuk i ka ofenduar specializantët, asnjëherë të vetme, e para tij e kanë bërë duke na ofenduar të gjithëve.I vetmi shef që asnjëherë ska kërkuar llogari nga ne ,kemi pas liri të marrim pushime kur duam ne, të punojmë sa duam ne e asnjëherë të na mundojë e të na obligojë me punët tjera. Ne për herë të parē kemi parë njē Kirurg që as edhe njëherë të vetme nuk bërtet në sallë, edhe kur komplikohet rëndë operacioni, njeri që me dinjitet i trajton pacientët dhe stafin.
Shefi i Kardiokirurgjisë, i lejon specializantët të futen me cilin do operator që ata duan, dmth të zgjedhin vetë, që gjë nuk ndodh në asnjë vend të botēs në Klinikat kirurgjike, pra shefi cakton listat operatore dhe kush me kë futet në sallë, shefi jonë asnjëherë nuk na ka kufizuar këtë gjë.
Shefat e specializantëve para meje Dr Shpejtimi dhe Dr Rama na kanë mbrojtur gjithmonë kur ka qenë nevoja, na kanē çuar tutje kërkesat tona, njëjtë jam munduar të veproj edhe unë për ti mbrojtur kolegët e mi dhe do t vazhdoj ta bëj gjithmonë, por as unë nuk guxoj të mos i bindem hierarkisë, qoftë edhe një specializanti më të vjetër se unë, e lēre më specialistit më të vjetër apo shefit, është në kundërshtim me moralintonë dhe rregullat e Klinikës së Kardiokirurgjisë.
Në cilin vend të botës guxohet të mos i bindet hierarkisë specializanti, specializanti i ka detyrat dhe obligimet e tij në kontratë të punës e që kryesorja është respektimi i Hierarkisë. Shefi jonë asnjëherë nuk ka reaguar edhe kur kemi lënë ndonjë punë pa bërë me apo pa arsye, asnjëherë nuk na ka ndëshkuar siq ndodh në gjithë botën.
Shefi kardiokirurgjisë na ka mësuar që Kardiokirurgjia nuk duhet të varet nga një njeri qoftë edhe nga ai vetë, pra duhet të jemi ekipë, e që e ka demonstruar duke rritur numrin e kardiokirurgëve nga 2 sa ishin, në 8 gjithsesjt, pra na ka dëshmuar që se përkrah indvidin por sistemin e drejtë dhe jo totalitar.
Shpeshherë na ka thanë që duhet të gjithë të trajtohen njëjtë nëpēr salla dhe asnjeherë nuk ia ka mohuar dikujt të futet në sallë.
Rasti i sotëm në veqanti, shefi jonë nuk e ka sulmuar larg qoftë fizikisht dikënd, është shpifje e llojit të vet, por për shkak të mosbindjes së fjalës së tij, e që ishte në të mirë të pacientit, ka thënë që të largohet nga salla, pra pas mosbindjes nga ana e kolegut tanë, i cili nuk është sjellë ashtu siq i takon një specializanti me edukatë( këto cështje do ti rregullojë komisioni i cili po shqyrton ngjarjen).
I njëjti specializant dje ka qenë sallë me shefin e që shefi e ka pëkrahur pa rezervë në sallën operatore.
Tendenca për ta shkatrruar Kardiokirgjinë e QKUK s, për shkak të apetiteve të disa njerzve nuk i ndihmon këtij populli e as sistemit tonë.
E kemi ndërtuar me mund, ne më pak e gjithë të tjerët më shumë se ne, nesër ndoshta dikush e ndoshta as unë nuk do t jem në këtë Klinikë, sepse jeta na servon befasi që si parashikojmë, por asnjëherë nuk do të njollos e as ta shaj asnjë njeri të vetëm, në vendin ku une kam mësuar profesionin dhe ku kam kaluar kohë më shumë se me familjen time. Pra aty ku ha, nuk pshty, e nuk duhet ta bëj askush.
Shkrim që nuk kam dashur ta bëj por jam i obliguar nga ana morale, ta tregoj anën tjetër të medaljes e që në fakt është më se e vertetë.
Kardiokirugjia është e popullit dhe e tillë do mbetet, jo e individëve, e as pronë private e askujt.
Fotot i zgjodh për të treguar se nuk jemi përbindësha dhe Kardiokirurgjia asnjëherë ska ushtruar dhunë e as kërcnime nga shefi jonë Prof Dr Adem Grbolar.
Mirëmbetshi të nderumit e mi.
Me respekt Dr Leonard R. Bytyqi- shef i specializantëve të Kardiokirurgjisë.