Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shëndetësia ka shumë kërkesa për Qeverinë e re, kërkojnë të jenë prioritet

Lajme 11/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sektori i shëndetësisë në Kosovë ka nevojë për mbështetje edhe më të madhe institucionale, thonë profesionistë nga kjo fushë. Sipas tyre, prioritetet e Qeverisë së re për sektorin e shëndetësisë do duhej të ishin rritja e buxhetit, furnizimi më i mirë me barna si dhe rregullimi i infrastrukturës.

Reformat në sistemin shëndetësor, me gjithë lëvizjet e bëra ndër vite, vlerësohet se nuk arritën që të zbatohen në masë të kënaqshme. Zyrtarë brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës deklarojnë se këto reforma kanë ngecur.

Blerim Syla, kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë tha për Radion Evropa e Lirë se ministri i ardhshëm i Shëndetësisë do duhej ta bindë Qeverinë e Kosovës se sektori i shëndetësisë duhet të jetë prioritet, për shumë arsye.

“Ministri i ardhshëm do duhej ta ndajë periudhën në disa etapa. Ato për emergjencën dhe të definojë çështjen e furnizimit me barna, pasi e kemi gjendjen alarmante, pastaj çështjen e buxhetit dhe sa më shpejtë të fillohet me përmirësimin e ligjeve, sidomos me atë të sigurimeve shëndetësore, duke definuar mbledhjen e premiumeve. Ky ministër duhet sigurohet që të ketë mbështetjen e kryeministrit dhe të lobojë për rritje buxheti”, thotë Syla.

Në anën tjetër, Basri Lenjani drejtor i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës thotë se që nga koha e pas luftës, asnjëra nga qeveritë nuk e ka pasur prioritet shëndetësinë. Si rezultat, pacientët shpenzojnë miliona euro jashtë Kosovës për trajtim, derisa mjekët dhe infermierët po ikin nga Kosova për të punuar jashtë vendit.

“Unë si menaxher nuk pres ndonjë përparim të dukshëm, pasi shëndetësia kërkon investim të madh. Në qoftë se Qeveria nuk tregon prioritet, do të vazhdojë avazi i vjetër dhe pacientët do të ikin jashtë Kosovës për trajtim duke derdhur miliona euro jashtë vendit. Por, edhe të çështja e mjekëve dhe infermierëve, duhet të punohet që të ndalet ikja e tyre”, thekson Lenjani.

Elementi i parë që do të ndikonte drejtpërdrejt në përmirësimin e sistemit shëndetësorë, sipas tij, është rregullimi i infrastrukturës, stimulimi i punëtorëve dhe krijimi i kushteve të mira për punë.

Tutje Lenjani thotë se ndonëse ka pasur propozime në Qeverinë e Kosovës për projekte që do të ndikonin në përmirësimin e shërbimit në sistemin shëndetësor, deri më tani nuk ka pasur lëvizje pozitive.

Ai pret që Qeveria e re të përfundojë dy projekte të rëndësishme, ndërtimin e ndërtesës së emergjencës së re dhe njësitin e helikopterëve.

Krahas problemeve tjera, sistemi shëndetësor vazhdon të përballet edhe me mungesa në listën e barnave esenciale, me cilësinë e dobët të shërbimeve shëndetësore dhe me kushte jo të mira brenda institucioneve të shëndetit publik.

Artikulli paraprakEgzona befason me linjat e trupit pas lindjes së vajzës (Foto)
Artikulli i rradhës Ismaili pranon detyrën nga Rrahmani, thotë se do të punojë me nder e vullnet

Ju sugjerojmë

Nis numërimi i votave për kandidatët, rezultatet përfundimtare planifikohen deri më 26 qershor

09/06/2026 Lajme

Në 24 orë në Spitalin e Pejës: 485 vizita specialistike, 10 operime dhe katër lindje

09/06/2026 Lajme

56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, 21 me të lënduar

09/06/2026 Lajme

ASK: Më pak nxënës dhe studentë sesa një vit më parë

09/06/2026 Lajme

Temperatura deri në 29°C, parashikimi i motit për sot

09/06/2026 Lajme

Mjeku shqiptar pjesë e ekipit në intervenimin për vendosjen e ‘pacemaker-it’ pa tela në Gjermani

08/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.